Nga Rajoni
16 September 2026
​Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se vendimi do të jetë lirues

Besoj se vendimi do të jetë lirues, tha Altini, djali i Jakup Krasniqit, duke hyrë në objektin e Gjykatës Speciale, ku pritet sot vendimi për ish krerët e UÇK-së.

Ai tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të lirohen nga akuzat në Hagë dhe do të kthehen të lirë në Kosovë.

Sipas tij, pavarësisht vendimi ai dhe populli shqiptar janë krenar me ish krerët e UCK-së dhe luftën e tyre.

“Besoj se vendimi do të jetë lirues. Cilido që të jetë vendimi, unë jam krenar për secilin, për UÇK dhe për çdo gjë çka kanë bërë për neve...Për neve dhe për këta është një mbështetje e madhe që populli është me UÇK-në. Diçka çka dëshirojmë është që populli me ditë vlerën e UÇK-së”, tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: BE pezulloi programin IPARD 3 për shkak të korrupsionit të VMRO-DPMNE-së22 December 2025
Infermieret e Spitalit të Tetovës pezullojnë protestat, por theksojnë: Nuk po dorëzohemi 4 June 2025
33 zyrtarë të LDK-së iu bashkuan Vjosës, vjen reagimi i LDK-së: Udha e mbarë27 December 2020