Nga Rajoni
17 September 2026
"Njeriu është më i fortë se guri", djali i Jakup Krasniqit: Sa e vërtetë paska qenë kjo fjalë, babë

Altin Krasniqi pas aktgjykimit ndaj babait të tij, Jakup Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shprehur dhimbjen e familjes dhe përjetimin e tij pas vendimit.

Në reagimin e tij, Altini i drejtohet drejtpërdrejt babait të tij, duke kujtuar qëndrueshmërinë e tij gjatë viteve të procesit gjyqësor dhe periudhës së qëndrimit në Hagë.

“Njeriu është më i fortë se guri. Çka s’mund ta mbajë guri, e mban njeriu.”

Duke iu referuar kësaj thënieje, Altin Krasniqi shkruan se tash e kupton edhe më shumë kuptimin e saj, duke e lidhur me qëndresën e të atit gjatë këtyre viteve.

“Sa e vërtetë paska qenë kjo fjalë, babë”, shkruan ai, duke shtuar se, pavarësisht asaj që familja ka përjetuar gjatë gjashtë viteve të pritjes dhe dhimbjes, Jakup Krasniqi nuk e ka ulur kokën. 



Të ndryshme
Më shumë
I dyshuari për vrasjen në Çarshinë e Shkupit kapet në Kosovë 2 January 2026
“I shkroi një burri letër dashurie”, prestigjiozja amerikane shkruan për jetën e biznesmenit gay shqiptar22 June 2021
VLEN: Qeveria teknike është modeli i së kaluarës, jo nevojë aktuale e demokracisë22 April 2026