Nga Rajoni
17 September 2026
Specialja tha se “të ndaluarit s’kishin WC të përshtatshme”, E bija e dëshmorit: Më ‘98, s’kam pasë bukë me hangër në mal

E bija e dëshmorit Vesel Demaku, Dafina, e cila është edhe gazetare, ka bërë disa reagime të ashpra pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale, që dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vjet burg në total.

Në arsyetimin e trupit gjykues, u përmenden akuzat që kjo gjykatë tha se i konstatoi pas pretendimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ndër të tjera, gjykata konstatoi se në disa qendra ndalimi, sipas tyre, të ndaluarve nuk iu ofrua kujdes shëndetësor. Bile e përmendin se gjoja “të ndaluarve nuk u lejohej të laheshin; shumica e tyre nuk kishin WC të përshtatshme.”

Dafina ka ironizuar me pjesën se “s’kishin WC të përshtatshme”, duke paralelizuar situatën e familjes së saj, në atë kohë lufte.

Në postimin e saj, ajo ka shkruar se në vitin ’98 nuk kanë pasur bukë për të ngrënë e lëre më shumë.

“S’kishin WC te pershtatshme? Po a?

Une ne shtator 1998, s’kam pase buke me hanger ne mal, derisa ma ka sjell ni cope buke kusherini tashme i ndjere, Hamdi Demaku. Qat copen e fundit qe e ka pase per femijet e vet, pak ma ka sjell mu si femije 8 vjeç.

Specialja tha se “të ndaluarit s’kishin WC të përshtatshme”, E bija e dëshmorit: Më ‘98, s’kam pasë bukë me hangër në mal



Të ndryshme
Më shumë
Gostivar, 10 persona nuk e respektojnë vendimin për izolim25 August 2021
U kritikua veshja e Reneesë, Robert Berisha reagon i revoltuar29 September 2021
Zelensky i prerë: Nuk do të bëjmë lëshime për territorin23 October 2025