Lazim Destani , filantropi i njohur , ka reaguar lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të shpallur në gjyqin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Destani ka thënë se jam thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së dhe u bënë bëj thirrje të gjitha forcave politike që, të paktën në momente të këtilla, t’i lënë mënjanë përplasjet dhe interesat partiake dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjet që prekin vendin.
Postimi i plotë
Jam thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.
Është e vështirë të përshkruhet me fjalë ndjenja që kemi në një ditë si kjo. Emri i UÇK-së është i lidhur me një periudhë vendimtare të historisë së Kosovës, me luftën për liri, me sakrificën dhe me shpresën që një ditë fëmijët tanë të rriteshin të lirë në vendin e tyre.
Besojmë dhe shpresojmë se në procesin e apelit çdo fakt, argument dhe rrethanë do të shqyrtohet me drejtësi dhe përgjegjësi të plotë.
Sot dua të bëj një apel që shkon përtej çdo partie dhe çdo dallimi politik.
Kosova sot ka nevojë për bashkim.
U bëj thirrje të gjitha forcave politike që, të paktën në momente të këtilla, t’i lënë mënjanë përplasjet dhe interesat partiake dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjet që prekin vendin.
Dhe kur është në pyetje Kosova, duhet të dimë të qëndrojmë bashkë.