ShowBiz
17 September 2026
“Asnjëherë nuk harrohet”: Vajza në foton e vitit 1999 është këngëtarja e njohur

Fjolla Morina ka reaguar pas vendimit të djeshëm në Hagë, duke shprehur hapur pakënaqësinë e saj dhe duke kërkuar reagim edhe nga Shtetet e Bashkuara në fazën e apelit.

Në një nga reagimet, këngëtarja shkoi edhe më tej, duke kërkuar që Kuvendi i Kosovës të ndërmarrë hapa ndaj personave që kanë dëshmuar kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas saj, dëshmitarëve të tillë duhet t’u hiqet shtetësia e Kosovës, ndërsa si shembull përmendi Kroacinë.

Por reagimet e saj nuk u ndalën vetëm te politika dhe gjykata. Fjolla u kthye edhe 27 vite pas, duke publikuar një fotografi personale nga viti 1999.

Në imazhin bardhezi ajo shihet ende shumë e re, e alivanosur dhe e mbështetur nga familjarët, në një skenë të shkrepur gjatë periudhës së luftës.

“Asnjëherë nuk harrohet ajo që e përjetova”, shkroi këngëtarja mbi fotografinë, të cilën e shoqëroi vetëm me vitin “1999”. /Prive By Liberta Spahiu



Të ndryshme
Më shumë
“Stopanska Banka” – Shkup me 100.000 euro fitim çdo ditë 2 August 2021
“Më erdhën 20 veta me tri makina dhe me thika e armë” – reperi shqiptar flet pas rrëmbimit24 September 2021
Gjobiten 231 shoferë në Shkup 9 July 2021