Nga Rajoni
17 September 2026
Berisha në Kuvend: Vuçiq dhe argati i tij Edi Rama janë përgjegjës për atë që ndodhi në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama janë përgjegjës për dënimin në Hagë të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në qoftë se ka njeri më përgjegjës direkt për atë që ndodhi, është Aleksandër Vuçiq dhe argati i tij Edi Rama”, tha Berisha gjatë fjalës së tij në Parlament, përcjell A2 CNN.

“Ku e keni tani, e keni parë të çelë ndonjë gojë, më thoni pak çfarë tha ai? Thuaj çfarë fjale ka shqiptuar?

Apo ai ministri i tij? Se u zhdukën këta. Këta sjellin këtë, që ky ka imunitet të vjedhë ditë e natë dhe thotë faleminderit, më lini të vjedh më shumë. Ky që kam këtu. Se ky mobilizon të gjithë familjen, u jep kompani”.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall të mërkurën fajtor për krime lufte nga Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë. Thaçi, 58 vjeç, u dënua me 25 vjet burg për krime, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, të kryera kur ai ishte komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë prillit 1998 dhe 20 qershorit 1999, kur Kosova po luftonte për t’u shkëputur nga Serbia.

Në vendimin e dhënë Gjykata tha se Thaçi u shpall fajtor për vrasjen e 96 kundërshtarëve politikë dhe personave të konsideruar bashkëpunëtorë të forcave serbe të sigurisë, të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë konfliktit.

Për akuza të ngjashme, u dënua me 25 vite burg edhe Jakup Krasniqi. Kadri Veseli u dënua me 18 vite burg ndërsa Rexhep Selimi u dënua me 13 vite burg.



Të ndryshme
Më shumë
Kosova vendi më i lirë në rajon për të jetuar17 September 2021
Në Shipkovicë të Tetovës do të ndizet “Flakadani i Lirisë”, në përkrahje për ish-krerët e UÇK-së13 September 2026
Ish-zyrtari i policisë dënohet me 5 vjet burg për grabitjen e argjendarisë në Gostivar28 July 2026