Nga Rajoni
17 September 2026
Shqipe Mehmeti-Selimi reagon pas dënimit të Rexhep Selimit: “Gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”

 

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka reaguar publikisht përmes një fotografie të publikuar në Facebook. Në fotografi shihen djali dhe vajza e saj, të cilët mbajnë flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krahas imazhit, Mehmeti-Selimi ka përcjellë një mesazh të shkurtër, duke shkruar: “Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!” Reagimi i saj vjen një ditë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Rexhep Selimit, duke e dënuar me 13 vjet burgim. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të ankimohet. Rexhep Selimi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, u shpall fajtor për disa vepra penale të klasifikuara si krime lufte, ndërsa trupi gjykues e liroi atë dhe të akuzuarit e tjerë nga akuzat për krime kundër njerëzimit. 



Të ndryshme
Më shumë
Buzhala: Talibanët e morën Afganistanin për 9 ditë, Serbia e merr Kosovën për 9 orë17 August 2021
Dyshime për tregti të brendshme, lëvizje milionëshe para deklaratave të Trump tronditin tregjet20 April 2026
BDI: Kulturës shqiptare po i mbyllet dera nga institucionet shtetërore24 May 2025