ShowBiz
17 September 2026
Vdes në moshë të re influencerja e njohur

Influencuesja braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në internet si Duda Alves, ndërroi jetë më 13 shtator.

Ajo ishte 22 vjeçe. Lajmi për vdekjen e krijueses së përmbajtjes, e cila ndiqej nga më shumë se 800,000 njerëz në mediat sociale, u konfirmua nga autoritetet lokale, dhe familja dhe miqtë i thanë lamtumirën e fundit në internet, shkruan “People”, transmeton Indeksonline.

Alves-i u varros më 15 shtator në famullinë São João Paulo II në Brasilia. Ajo ishte e njohur në TikTok dhe Instagram për postimet e saj të përditshme, videot me partnerin e saj dhe përmbajtje të tjera të stilit të jetesës.

Policia Civile e Distriktit Federal konfirmoi për “People”-n se vdekja e saj është duke u hetuar.

Ata nuk pranuan të jepnin detaje të mëtejshme, duke shpjeguar se po e bëjnë këtë “për të mbrojtur privatësinë e familjes”.



Të ndryshme
Më shumë
Kush është i dashuri që ia mori zemrën Fjolla Morinës?22 September 2026
Zaev paralajmëron krizë: Do të ketë rritje të çmimeve, shteti do të ndihmojë qytetarët12 October 2021
Blero me amanet për djalin: Nëse një ditë atdheu të thërret, të jesh aty ku qëndrojnë burrat - në ballë të UÇK-së28 September 2026