Nga Rajoni
18 September 2026
OVL e UÇK-së sot organizon protestë gjithëpopullore në Prishtinë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon sot protestë gjithëpopullore në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Kjo protestë mbahet në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtimin të vendimit të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin, Jakupin Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin me gjithsej 81 vjet burgim.

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Gazmend Syla i OVL e UÇK-së tha se si OVL e UÇK-së shprehin indinjatën e tyre për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Shprehim indinjatën tonë të thellë për vendimin ndaj krerëve të UÇK-së. UÇK nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale, por rezistenca e popullit tonë. Asnjë vendim nuk mund ta rishkruaj luftën tonë çlirimtare...OVL e UÇK-së thërret protestë gjithëpopullore, të premten në orën 12:00 në sheshin 'Skënderbeu' ”, tha ai.

Ai po ashtu tha se shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të përgjigjen me krijimin e një Këshilli Koordinues Kombëtar dhe të një platforme ku do të përfshihen Shqipëria, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, dhe kudo ku ka shqiptarë edhe nga mërgata.

"Deri në procesin e Apelit kërkojmë përfshirjen e institucioneve tona në këtë drejtim...", u shpreh ai.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti: “Uroj të fitojë Shqipëria!”11 May 2025
Kurti-opozitës: Mos e mbroni Amerikën nga unë, po dilni qesharakë 7 July 2021
Trupat e viktimave të COVID-19 dalin në lumin indian30 June 2021