ShowBiz
18 September 2026
Ndodh në Për’puthen! Për herë të parë një konkurrent Indian në mesin e personazheve

Sezoni i ri i “Për’puthen” nis më 21 shtator dhe produksioni ka nisur të zbulojë disa nga personazhet që do të bëhen pjesë e kapitullit të ri të programit të dashurisë. Edicioni i shtatë vjen këtë vit me Heidi Bacin në moderim, ndërsa Erjola Doçi dhe Drini Zeqo do të jenë opinionistë.

Mes konkurrentëve të prezantuar, një prej tyre ka marrë menjëherë vëmendjen. Për herë të parë në “Për’puthen” do të jetë pjesë e kastit një djalë nga India, i cili e ka bërë të qartë edhe arsyen e pjesëmarrjes së tij.

“Vij nga India dhe kërkoj të gjej një nuse shqiptare”, është mesazhi me të cilin produksioni ka prezantuar konkurrentin, ndërsa identiteti i tij ende nuk është zbuluar në materialin promovues.

Pjesëmarrja e tij shënon një risi për “Për’puthen”, pasi deri më tani programi ka pasur kryesisht konkurrentë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, si edhe pjesëmarrës me prejardhje nga vende të tjera të rajonit.

Produksioni po e mban ende të fshehtë portretin e konkurrentit indian, duke e prezantuar vetëm përmes siluetës dhe deklaratës së tij. Më shumë rreth tij dhe historisë që e ka sjellë nga India në një program shqiptar pritet të mësohet me nisjen e sezonit.

Ky edicion është paralajmëruar nga “Për’puthen” si një “kapitull i ri”, ndërsa një pjesë e risive dhe e kastit po zbulohen gradualisht përpara premierës.



Të ndryshme
Më shumë
Arben Fetai jep dorëheqje nga funksioni i zëvendëskryeministrit 1 June 2026
Nga televotimi i ri që do të përcaktojë fituesin e Fest 64 deri te publikimi i këngëve në Nëntor, Elhaida Dani zbulon detajet e Festivalit të 6422 October 2025
Berisha poston videon: Këtu isha mes shqiptarëve të Kosovës në Korçë, kur Bregoviç këndonte kundër NATO në Selanik13 August 2021