Nga Rajoni
18 September 2026
Gazeta gjermane FAZ: Apeli për Thaçin mbetet ende i hapur, lufta kundër Serbisë ishte e pashmangshme dhe e drejtë

Gazeta konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) thekson në një koment se vendimi i Gjykatës Speciale të Kosovës kundër ish-udhëheqësit të kryengritësve kosovarë Hashim Thaçi ishte nga ana juridike vetëm fjala e parafundit. Një proces apelimi mbetet ende i hapur.

Megjithatë, duke marrë parasysh gjendjen e provave, duket mirë dhe e drejtë që Thaçi tani u dënua, shkruan FAZ. Të paktën sipas nivelit të tanishëm të njohurive, duket pak e mundur që një apelim të përfundojë me lirim nga akuzat.

Nëse kohëzgjatja prej 25 vitesh burgim qëndron në një raport të arsyeshëm me dënimet për kriminelët serbë të luftës, kjo duhet të debatohet edhe në dritën e historisë.

Aktgjykimi nuk duhet të çojë në mjegullimin e përmasave historike të ngjarjeve në Kosovë më 1999. Konflikti u nxit nga politika e Serbisë së Madhe e sundimtarit të Beogradit, Slobodan Milosheviq, i cili vdiq në vitin 2006. Forcat serbe të sigurisë kanë kryer krime pakrahasueshmërisht më të mëdha se ato që i ngarkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Për këtë arsye, gjykata bëri mirë që theksoi se në Hagë nuk ndodheshin përpara gjyqit as shqiptarët e Kosovës, as UÇK-ja dhe lufta e saj për pavarësi. Sepse ajo luftë, përballë shtypjes serbe, ishte sa e pashmangshme, ashtu edhe e drejtë.



Të ndryshme
Më shumë
Bora Zemani në “Big Brother VIP Kosova 5”, zbardhen detajet13 October 2026
12-vjeçarja bënë vetëvrasje pasi u përdhunua 2 September 2021
Gazetari kroat promovon Kosovën si vend tolerant: Zgjodhi Presidente një katolike në vendin me 93.5% myslimanë 8 October 2026