Nga Rajoni
18 September 2026
Atmosfera në shesh para nisjes së protestës

Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i protestës së nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në shesh shihen flamuj të Kosovës dhe të UÇK-së si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës afër institucioneve.

Ndërkaq, organizatorët pritet t'u drejtohen të pranishmëve pas fillimit të protestës në orën 12:00.

Ndryshe, protesta organizohet pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë në rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

 



Të ndryshme
Më shumë
16 vjet pa gjurmë: Misteri i Bleona Matës, 6-vjeçares që u zhduk në malin Pikëllim 9 June 2026
Alstory / Çejku: Qeveria e Maqedonisë së Veriut kërkoi disa herë shpalljen time non grata29 June 2025
Dhurata Dora bashkon forcat me Zeynep Bastık, “INAT” vjen më 2 tetor26 September 2026