Nga Rajoni
18 September 2026
Gucati thirrje Kurtit: Shkarkoje Donika Gërvallën, dorëzoi dokumente në Hagë

Kreu i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga Albin Kurti që të largojë nga Qeveria, Donika Gërvallën, duke thënë se ajo po heshtë dhe se ka dorëzuar dokumente në Hagë.

Gucati ka thënë se edhe Liburn Aliu ka folur në Kuvendin e Kosovës.

“Ne e dimë që Gërvalla ka dorëzuar dokumente në Hagë. Ne e dimë që Liburn Aliu ka folur në Kuvendin e Kosovës. I kërkojmë Kurtit që nga sot që t’i përjashtojë nga Qeveria. Të mos i lejojë në Qeveri njerëz që bashkëpunojnë me armikun”, ka thënë Gucati.

Ai ka thënë se që Kurti duhet ta heq Gërvallën nga institucionet e vendit.

“S’na vyn një njeri në institucione. Kërkojmë dorëheqjen e saj”, ka shtuar tutje ai



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti: Tragjedia në Tetovë, dhimbje e madhe për të gjithë – opozita mos ta politizojë 15 September 2021
83 raste të reja me Kovid-19, katër viktima dhe 146 të shëruar 5 October 2020
Shpërbëhet një grup kriminal për kontrabandë dhe korrupsion në Maqedoni, sekuestrohen mbi 100.000 euro22 September 2026