Nga Rajoni
18 September 2026
Kandiq: Plani serb ishte që në Kosovë të mbeteshin 5 % shqiptarë duke i dëbuar 800 mijë

Aktivistja serbe, Natasha Kandiq, ka thënë se Serbia është arsyeja kryesore e luftërave të ndodhura në rajon.

Ajo ka thënë se plani serb për Kosovën ka qenë që të reduktonte popullsinë shqiptare në 5 %, duke dëbuar 800 mijë kosovarë.

 “Nuk ka luftë pa Serbinë. Plani serb për Kosovën synonte ta reduktonte popullsinë shqiptare në 5% – me 800,000 të dëbuar. Në vetëm 78 ditë, nga 24 marsi deri më 12 qershor 1999, policia dhe ushtria serbe vranë rreth 7,000 civilë shqiptarë që nuk merrnin pjesë në konfliktin e armatosur.Në Kosovë mbetën 100,000 serbë.”, ka shkruar ajo.



Të ndryshme
Më shumë
Menaxheri i Taynës thotë se do të lajmërohet vet në Polici porsa të kthehet në Kosovë19 August 2021
Veshka nuk dhemb gjithmonë aty ku mendoni: Edhe gjaku në urinë mund të mos e tregojë shkakun28 September 2026
Turqia zbulon rezerva gjigande gazi në Mesdhe23 August 2020