Nga Bota
18 September 2026
13 orë i bllokuar në tualetin e Parlamentit, deputeti belg përfundon në spital

Deputeti flamand (deputet i Parlamentit të Flandrës, një nga rajonet e Belgjikës) Frédéric Erens, nga partia Vlaams Belang, u dërgua në spital pasi qëndroi për rreth 13 orë i bllokuar në një tualet të Parlamentit në Bruksel.

Erens mbeti i bllokuar pasi mekanizmi i derës së tualetit pësoi defekt dhe ai nuk mundi të dilte.

Shërbimet e emergjencës ndërhynë të mërkurën në mëngjes, 16 shtator, dhe përdorën një levë metalike për të hapur me forcë derën, raportoi VTM Nieuws.

Pas nxjerrjes nga tualeti, 58-vjeçari u dërgua në spitalin Saint-Jean në Bruksel, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.

Ende nuk dihen detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore apo rrethanat e plota të incidentit.

Erens u zgjodh deputet në Parlamentin Flamand në vitin 2024, duke përfaqësuar zonën e Brabantit Flamand. Ai është anëtar i komisioneve për Lëvizshmërinë dhe Punët Publike, si dhe për Politikën e Jashtme. Gjithashtu, ai është këshilltar bashkiak në Keerbergen.



Të ndryshme
Më shumë
Luksi i Loredanës: Byzylyku i dorës kushton 61 mijë euro, futrolla e telefonit 250 euro 2 November 2021
Personat që refuzojnë të regjistrohen i pret dënim, regjistruesit tentojnë t’i bindin21 September 2021
Qytetarët për rritjen e çmimeve në Maqedoni: Janë të papërballueshme, pagat janë të ulëta13 October 2021