ShowBiz
18 September 2026
Rikthehet Benet Kaçi në televizion, zë vendin e Resul Sinanit

Siç dihet, Resul Sinani nuk do të jetë pjesë e “ATV”-së në sezonin e ri programor. Televizioni “ATV” ka vendosur që programi “Libero”, në sezonin e ri, të vijë i udhëhequr nga prezantuesi Benet Kaçi.

Beneti prej vitesh ka qenë larg ekranit, ndërsa rikthimi i tij në televizion shënon një tjetër lëvizje në programacionin e sezonit të ri.

Ai do të jetë në drejtimin e “Libero”-s në “ATV”.

Rikthimi i Benet Kaçit vjen në një sezon ku “ATV” paralajmëron ndryshime dhe emra të njohur në programet televizive. Programi “Libero” pritet të jetë edhe më tej nje ndër formatet më të ndjekura ne spektrin medial shqiptar.

Tërmet mediatik: Benet Kaçi në vend të Resul Sinanit në “ATV”



Të ndryshme
Më shumë
Qendrat tregtare në Maqedoni reagojnë ndaj masave të Qeverisë: Ne nuk jemi shkaktarë për shkallën e ulët të vaksinimit26 August 2021
Largimi i Ronaldos shkakton reagim në nivelet më të larta – ndërhyn edhe kryeministri i Portugalisë 1 October 2026
Ronela Hajati tregon se për çfarë i lutet Zotit22 June 2021