ShowBiz
21 September 2026
“Kam qarë 80% të kohës”, Ana Ejupi tregon vështirësitë në fillim të shtatzënisë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi, e cila është në pritje të ëmbël për herë të parë, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa detaje mjaft personale rreth kësaj periudhe të veçantë në jetën e saj.

Përmes një bashkëbisedimi (Ask) në ‘story’, Ana i ka kthyer përgjigje pyetjes së një ndjekësi lidhur me ecurinë dhe sfidat e shtatzënisë gjatë muajve të parë.

E pyetur nëse ka pasur mundime në fillim, Ana ka zbuluar hapur se tre muajt e parë kanë qenë me të vërtetë të vështirë për të. Ajo ka treguar se është ndjerë më së keqi në jetën e saj gjatë asaj periudhe, duke përjetuar simptoma të rënda.

“3 muajt e parë kanë qenë nashta muajt ku jam ndi më së keqti për 21 vjet që i kam. Kam vjellë deri në 10 herë në ditë, kam humbur kilogramë shumë, kam qajtur 80% të kohës, çdo erë që e kam ndi më ka munduar, me temperaturë etj.”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se çifti i njohur i krijuar brenda shtëpisë së BBVK3, Ana dhe Kevini, vetëm disa javë më parë zbuluan për ndjekësit edhe gjininë e foshnjës. Dyshja konfirmuan se shumë shpejt do të bëhen prindër të një vajze.

“Kam qarë 80% të kohës”, Ana tregon vështirësitë në fillim të shtatzënisë



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohen emrat e përfolur për opinionistët e Ferma VIP 3 para nisjes në Vizion Plus22 March 2026
Fronti Europian propozon Rezolutë mbi krizën humanitare në Gaza16 June 2025
zinédine zidane favoriti për trajner të francës pas kupës së botës 202629 March 2026