Nga Vendi
21 September 2026
Gashi: Qëndrimi për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është personal dhe kam të drejtë për këtë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbrojti qëndrimin e tij para mediave në lidhje me vendimin e Tribunalit të Hagës për katër udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.

Sipas Gashit, megjithëse është personi i parë i Kuvendit, ai ka të drejtën e privatësisë dhe pozicionit të tij si qytetar dhe si politikan për një ngjarje, situatë apo çështje të caktuar, pavarësisht nga pozicioni që mban aktualisht. Dhe, pikërisht për këtë arsye ai u ndje i detyruar të fliste.

Javën e kaluar, në ditën e vendimit për katër udhëheqësit e UÇK-së, Gashi theksoi në rrjetet sociale se "asnjë vendim nuk mund ta mohojë faktin se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë pjesë e një kapitulli të lavdishëm në historinë e Kosovës".

Shkrimi i tij në rrjetet sociale për ish-krerët e UÇK-së u përmend edhe nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një paraqitje publike.



Të ndryshme
Më shumë
“Mos harro bukën o idiot, nesër s’do jesh menaxher i askujt”, Stresi vazhdon ofendimet ndaj menaxherit të “BabaStars” 8 July 2021
Në shkollat e Maqedonisë disa paralele ndodhen në izolim për shkak të infektuarve me COVID-19 7 September 2021
Talebanët vrasin disa njerëz pasi që dolën për të festuar ditën e pavarësisë19 August 2021