Nera, bashkëshortja e këngëtarit Sabri Fejzullahu, ka festuar ditëlindjen. Me këtë rast, ajo ka marrë një urim të përzemërt nga bashkëshorti i saj.
Sabriu ka publikuar një fotografi të përbashkët me Nerën, ndërsa krahas saj ka shkruar një dedikim të ndjerë për ditëlindjen e saj:
“Të dua e paça përjetë mirë me shëndet, ashtu si je tani”.
Me këtë urim, këngëtari ka shprehur dashurinë dhe dëshirën e tij që bashkëshortja të jetë gjithmonë mirë dhe me shëndet.
