Nga Vendi
22 September 2026
VLEN: Duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, Ahmeti në fakt po punon që ai të dënohet

Nga VLEN sot theksojnë se Ali Ahmeti duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, në fakt po punon që ai të dënohet

"Sa më shumë që Ali Ahmeti përpiqet ta shpëtojë Artan Grubin, aq më shumë duket se po e bën kurban. Edhe herën e kaluar, kur garantonte se nuk do të kishte aktakuzë dhe se Grubi do të dilte në liri, ndodhi krejt e kundërta. Grubit iu vazhdua paraburgimi dhe nisi procedura kundër tij.

Çfarë po përpiqet të parandalojë Ahmeti? A ka frikë nga ajo që Grubi mund të thotë? Apo po e sakrifikon me vetëdije, duke menduar se kështu do t’ia hapë vetes rrugën për t’u kthyer në pushtet?

Duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, Ahmeti në fakt po punon që ai të dënohet.

Presioni publik dhe politik ndaj gjykatës, në një rast ku përfshihet një person nga lista e zezë e SHBA-së, mund të prodhojë vetëm efektin e kundërt. Kjo lojë kumari e Ahmetit vetëm sa po ia përshpejton pensionimin politik. Është çështje kohe kur pakënaqësia brenda BDI-së do të dalë në sipërfaqe.

Prej dy vitesh u shet përralla mbështetësve të vet se gjoja sot a nesër do të kthehen në Qeveri. Nuk u kthyen, ndërsa në zgjedhjet lokale pësuan debakël. Tani po përpiqet që edhe rastin e Grubit ta kthejë në një tjetër bixhoz politik. Vetëm se këtë herë në lojë nuk është vetëm Grubi, por edhe vetë Ahmeti



Të ndryshme
Më shumë
Dardanët nuk ndalen, Kosova nis përgatitjet për sfidën ndaj Turqisë29 March 2026
7 vjeçari milioneri më i ri në vend! Tetovari fiton 40 milion denarë nga lojërat e fatit 8 October 2021
Maqedoni, beteja për raundin e dytë të zgjedhjeve22 October 2021