Nga Vendi
22 September 2026
Qendra “Abdylaqim Ademi” pjesë e diskutimit për forcimin e qendrave hulumtuese dhe analitike

Qendrat hulumtuese dhe analitike, roli i tyre në zhvillimin e politikave të bazuara në dëshmi dhe përvojat krahasuese ndërkombëtare ishin në fokus të tryezës së rrumbullakët të mbajtur sot në Shkup, me temën “Avancimi i partive politike të bazuara në dëshmi: njohuri ligjore dhe krahasuese mbi qendrat hulumtuese dhe analitike”. Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të Programit për Mbështetjen e Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, të zbatuar nga IFES me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës.


Në këtë diskutim mori pjesë edhe Qendra Analitike Hulumtuese “Abdylaqim Ademi” – BDI, e përfaqësuar nga drejtoresha e qendrës, Fatjona Geci, dhe koordinatori i projekteve, Pishtar Lutfiu. Pjesëmarrja e tyre u fokusua në shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin mbi rëndësinë që kanë strukturat profesionale të hulumtimit dhe analizës në funksion të politikëbërjes.


Në tryezë morën pjesë ministri i Drejtësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ambasadori i Zvicrës, Kristof Somer, drejtoresha e IFES në vend, Joana Kozma, si dhe përfaqësuesja e Demo Finland, Johana Ketola, e cila iu bashkua diskutimit online. Në panel kontribuuan edhe profesorët universitarë Aleksandar Spasenovski dhe Memet Memeti, ndërsa diskutimi u moderua nga Dejan Dimitrievski, koordinator i projektit në IFES.


Tema e diskutimit lidhet me nevojën që partitë politike të kenë kapacitete të qëndrueshme kërkimore dhe analitike, në mënyrë që politikat dhe programet e tyre të mbështeten në të dhëna, analiza dhe dëshmi. Edhe dokumentet e mëparshme të Programit për Mbështetjen e Zgjedhjeve theksojnë rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve për politika të bazuara në dëshmi dhe për një angazhim më të orientuar ndaj nevojave të qytetarëve.


Për Qendrën Analitike Hulumtuese “Abdylaqim Ademi”, pjesëmarrja në këtë tryezë përbën një mundësi për të qenë pjesë e diskutimeve profesionale mbi modelet e qendrave analitike, përvojat krahasuese dhe rolin e ekspertizës në proceset politike dhe institucionale.



Të ndryshme
Më shumë
Luizi sjell këngën e re “Xhelozi” me Flamurin dhe Ilirin 5 October 2025
Shasivari pranon postin e Ministrit të Drejtësisë, premton integritet dhe transparencë 2 July 2026
Donald Trump u rikthehet tubimeve28 June 2021