ShowBiz
22 September 2026
“S’ma pranuan këngën për shkak të Elhaidës?” Arta Bajrami zbulon çfarë ndodhi në Festivalin e RTSH-së

Këngëtarja shqiptare Arta Bajrami ka folur në një intervistë për “Artistet Shqiptare” për një ngjarje që, sipas saj, deri tani nuk ishte bërë publike.

Këngëtarja shqiptare Arta Bajrami ka folur në një intervistë për “Artistet Shqiptare” për një ngjarje që, sipas saj, deri tani nuk ishte bërë publike.

Bajrami ka deklaruar se kënga e saj nuk ishte pranuar në Festivalin e Këngës në RTSH, duke lënë të kuptohet se vendimi lidhej me Elhaida Danin dhe një hatërmbetje të mbetur nga viti 2015, shkruan Indeksonline.

“Nuk ma kanë pranu këngën edhe kërkush nuk e din këtë sen. E kom dit që kur t’osht Elhaida, nuk ia pranon Arta Bajramit këngën. Ka mbet hatërmbetja prej atëhershit, sepse këngën e kam shumë të mirë. Me ni këngë timen, vitin e ardhshëm e kam plan me shku”, ka deklaruar Arta Bajrami.

Sipas artistes, hatërmbetja daton nga periudha kur Elhaida Dani përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision Song Contest në vitin 2015, kohë kur Bajrami kishte bërë një kritikë ndaj saj.

Deklaratat e saj rikthejnë në vëmendje raportin mes dy artisteve dhe ngjarjet e asaj kohe.

Intervistën e plotë të Artës Bajrami për “Artistet Shqiptare” e gjeni në linkun më poshtë.



Të ndryshme
Më shumë
Sali Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët, vendimi i Hagës s’mund ta errësojë luftën e UÇK-së16 September 2026
Kush ja bën fotot provokuese? Ledina Çelo: Burri ka hequr dorë29 July 2021
Debati për të drejtat e shqiptarëve në RMV, rikthehet në vëmendje thënia e Arbër Xhaferit12 March 2026