Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, po përjeton momente të veçanta në vendet e shenjta.
Ajo ka udhëtuar në Medinë për të kryer ritualin e umres, duke rikthyer emocionet e saj të veçanta ndaj këtyre vendeve.
Përmes rrjeteve sociale, Aida ka ndarë disa fotografi nga ky udhëtim, ku shfaqet pranë bashkëshortit të saj, Naser Qelit.
Këngëtarja ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin e saj ndaj fesë, ndërsa këto pamje pasqyrojnë momente të bukura të çiftit në këtë udhëtim.
