Nga Rajoni
22 September 2026
BE thotë se do të vazhdojë ta mbështesë Gjykatën Speciale, nuk komentojnë ngjarjet në Kosovë

Dorëzimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar nga Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka zënë vend për diskutim edhe në Komisionin Evropian.

Gazetari që vepron në Bruksel, Ekrem Krasniqi, ka pyetur zëdhënësin Christian Wigand nëse Komisioni ka krijuar një opsion lidhur me mundësinë nëse Dhomat e Apelit të gjykatës urdhërojnë rigjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre të tjerëve, e rasti të ndiqet dhe të mbahet në gjykatat e Kosovës në Prishtinë.

Në përgjigjen e tij, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Christian Wigand, tha se nuk komentojnë mbi njoftimet ose planet si të tilla.

“Të themeluara me vendim të Kuvendit të Kosovës në 2014, 2015, duke vepruar brenda sistemit ligjor të Kosovës dhe punën e të cilave BE-ja e ka mbështetur vazhdimisht. Puna e saj është e rëndësishme për sigurimin e llogaridhënies, duke u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet e Kosovës. Dhe siç e kam theksuar këtu edhe më parë, personat e dënuar në aktgjykimin e shkallës së parë sigurisht që kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të apelit në një panel të veçantë të apelit të Specializuar të Kosovës. Por përsëri, mendoj se mbështetja jonë për Dhomën është e qëndrueshme dhe do të mbetet e tillë”, tha ai.

I pyetur po ashtu nëse Prokuroria mund të ndjekë penalisht të gjitha krimet e pretenduara të luftës gjatë periudhës, ‘98-’99, Wigand tha përgjigje të shkurtër.

“Shiko, unë mund të kujtoj përsëri vetëm atë që kam thënë këtu më parë, që për aktgjykimin e shkallës së parë, BE-ja mban shënim që Dhomat e Specializuara të Kosovës po japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale. Dhe përsëri që sigurisht personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë çdo aktgjykim të tillë. Kështu që mendoj se do ta lë me kaq, nuk ka asgjë për të shtuar”, u përgjigj ai, transmeton Klankosova.

 



Të ndryshme
Më shumë
Takimi me Trump dhe sinjalet politike për një mandat të dytë të Vjosës Osmanit25 January 2026
Skender Hyseni: Kurti dje nga Brukseli foli sikur t’i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës16 June 2021
Shqipe Mehmeti-Selimi reagon pas dënimit të Rexhep Selimit: “Gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”17 September 2026