Nga Rajoni
22 September 2026
​OVL-UÇK paralajmëron protesta më 25 shtator në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se më 25 shtator, nga ora 17:00 do të organizohen protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku kjo organizatë ka degët e saj.

Sipas njoftimit, protesta në Prishtinë do të mbahet nga ora 21:00, ndërsa OVL-UÇK ka ftuar institucionet komunale dhe qytetarët që t’u bashkohen protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe, siç thuhet, vlerave të luftës çlirimtare.

Organizata ka bërë të ditur se do të mbështesë çdo protestë që organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare, përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe pa cenuar rendin kushtetues.

Në njoftim, OVL-UÇK u ka bërë thirrje gjithashtu përfaqësuesve të spektrit politik, shtetëror dhe kombëtar që të nisin sa më parë hartimin e një strategjie kombëtare, e cila, sipas saj, do të garantonte mbështetje të plotë për ish-krerët e UÇK-së deri në vendimin e Apelit. 

 



Të ndryshme
Më shumë
Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re13 August 2020
Tajfuni Noul godet jugun e Kinës, mbi 715 mijë persona evakuohen dhe qindra fluturime anulohen26 July 2026
Ministri i shëndetësisë Azir Aliu tha se emërimi i Igor Kuzmanovskit, në krye të Neurologjisë, ishte bërë konform ligjit16 October 2025