ShowBiz
22 September 2026
Ende nuk doli në protestë, por Adelina Ismaili tha diçka për UÇK-në

Pop Diva, Adelina Ismaili është e njohur për qëndrimet e saj publike kur bëhet fjalë për tema dhe kauza që lidhen me Kosovën. Së fundmi, vëmendja është përqendruar te reagimet pas vendimeve ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Adelina nuk është parë të marrë pjesë në protestë, por përmes një publikimi në Instagram, të shoqëruar me këngën e saj “Ushtarit tim”, ajo ka shkruar një mesazh në mbështetje të luftëtarëve të lirisë.

Në të, ajo shpreh respekt dhe mirënjohje për të rënët, duke e cilësuar UÇK-në si të shenjtë. 

Në mesazhin e saj, këngëtarja ka theksuar se sakrifica e luftëtarëve bëri të mundur lirinë dhe se gjaku e amaneti i tyre do të kujtohen brez pas brezi.

Ende nuk doli në protestë, por Adelina Ismaili tha diçka për UÇK-në



Të ndryshme
Më shumë
Afganët të frikësuar ikin nga vendi, talebanët argëtohen në lodrat për fëmijë17 August 2021
Pendarovski nga Kroacia: Për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së30 June 2021
Shefqet Krasniqi lirohet nga spitali, e mund coronavirusin22 June 2021