Nga Vendi
23 September 2026
Lirohet ish-luftëtari i UÇK-së nga Policia e Maqedonisë së Veriut

Fadil Pushkolli, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Këtë Pushkolli e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas tij, Policia e Maqedonisë së Veriut e kanë marrë në pyetje e më pas e kanë liruar.

“Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës. UÇK dje, liri sot”, ka shkruar Pushkolli.

Ndryshe, Fadil Pushkolli, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kishte bërë të ditur një ditë më parë se ishtë arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Pushkollit, arrestimi është bërë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga autoritetet serbe. 



Të ndryshme
Më shumë
64-vjeçari gjendet i vdekur në një motel 22 June 2021
“Paguhem 2500 euro në muaj, 400 më shkojnë për qera” – flet një nga shoferët e kamionëve në Gjermani21 October 2021
Një çift shqiptar u gjet në valixhe, tronditin italianët: Nusja i vrau se ishte shtatzënë me një tjetër 1 September 2021