ShowBiz
23 September 2026
Gjykata shpall dënimin për Vali Corleonen

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Princ Valentino Corleones, i njohur për publikun si Vali Corleone.

Sipas IndeksOnline, procesi penal ndaj tij është zhvilluar për veprën penale që lidhet me shitblerjen e narkotikëve.

Gjykata e ka dënuar Valin me një vit burgim me kusht, si dhe me gjobë në vlerë prej 4 mijë eurosh.

Kjo do të thotë se dënimi me burg nuk ekzekutohet menjëherë, për aq kohë sa respektohen kushtet e përcaktuara nga gjykata gjatë periudhës përkatëse.

Vendimi vjen pas procesit gjyqësor të zhvilluar ndaj tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë.



Të ndryshme
Më shumë
Tension në Kuvendin e Kosovës, PDK ende e pavendosur për seancën e presidentit27 April 2026
Nusja me fëmijët rrahin dhe kërcënojnë vjehrrën: Goditeni me gur, unë do e helmoj27 October 2021
Rezultatet e para për Komunën e Vrapçishtit31 October 2021