ShowBiz
23 September 2026
Mësohet kush e kërkoi largimin e këngës "Mora fjalë" nga Youtube

Kënga më e popullarizuar në Kosovë e mbase edhe në shqiptari, “Mora fjalë” është hequr nga të gjitha platformat në internet, pas një kontesti për të drejtat e autorit.

Bëhet fjalë për verzionin origjinal të saj, që këndohej nga Shkurte Fejza, por që është shkruar dhe komponuar nga Naim Gjoshi.

Është ky i fundit, që përmes zyrës ligjore "NewWay Consulting”, konfirmoi për KP se ishte vet ai i cili e bëri kërkesën ta largoj këngën nga çdo kanal zyrtar.

“Në cilësinë e përfaqësuesit ekskluziv të autorit z. Naim Gjoshi për përfaqësimin dhe mbrojtjen ekskluzive të të drejtave të tij mbi tekstet dhe kompozimet, duam të qartësojmë përdoruesit: Çdo vepër e tij që është publikuar apo shpërndarë pa leje në YouTube, Facebook, Instagram, TikTok apo në çdo platformë tjetër, online, të cilat kanë vendosur veprën në dispozicion të publikut kudo në botë, do të trajtohen si përdorim i paautorizuar”, thuhet në konfirmim.

Më tej në një deklaratë me shkrim zyra ligjore theksoi se nëse të tjerët duan ta përdorin këngën, ata duhet t ë marrin leje përkatëse për të drejtën e autorit nga Gjoshi.

“Ata që duan të vazhdojnë ta përdorin veprën duhet të marrin lejen përkatëse të autorit dhe të adresojnë edhe përdorimin e bërë deri tani pranë zyrës ligjore. Fakti që një këngë gjendet në internet nuk do të thotë se është pa pronar apo e lirë për t’u përdorur".

"Këto veprime të ndërmarra nuk kanë për qëllim denigrimin e performuesve por vënien në vend të reputacionit dhe respektimin e veprës (Pronës) së Autori z. Naim Gjoshi. Veprat kanë autor. Të drejtat kanë zotërues. Dhe ato duhet të respektohen”, përfundoi zyra ligjore.



Të ndryshme
Më shumë
Ermonela Jaho feston ditëlindjen, zëri shqiptar që magjeps botën me artin e saj18 July 2026
Adelina publikon fotografi nga pushimet me bashkëshortin dhe djalin 28 August 2021
“Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”, email kërcënues në Shqipëri 9 October 2026