Nga Bota
5 August 2020
Bejruti një ditë pas shpërthimit tragjik

Një ditë pas shpërthimit të tmerrshëm që tronditi Libanin dhe gjithë botën, Bejruti duket si një qytet fantazmë. Të mbijetuarit kërkojnë për të afërm që kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa numri i viktimave raportohet të jetë mbi 100, me mbi 4000 të plagosur.

Qyteti që dikur njihej si Parisi i Lindjes së Mesme tani ngjason me një gërmadhë gjigante me godina të shembura. Shpërthimi i 2750 tonëve nitrat amoni ishte sa 1/5 e shpërthimit të bombës bërthamore në Hiroshima, raportojnë ekspertë të ndryshëm të sigurisë.

Deri tani dyshimet janë se një zjarr i rënë në port i vuri flakën një magazine ku ishte vendosur lënda kimike, e sekuestruar nga një anije tjetër më shumë se gjashtë vite më parë.

     



Të ndryshme
Më shumë
Ndalet rritja e pagave për zyrtarët e lartë në Maqedoninë e Veriut, Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet me procedurë të shpejtë25 February 2026
Doris Pack: Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat 2 July 2021
Bella Hadid pozon topless në fotosesionin e ri 24 January 2021