ShowBiz
24 September 2026
Elijona flet për herë të parë për ndarjen me Klodin

Elijona ka konfirmuar për herë të parë se lidhja e saj me Klodin ka përfunduar.

Dyshimet për ndarjen e tyre nisën pasi dyshja hoqi njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale, ndërsa Elijona fshiu edhe fotografitë e përbashkëta që kishte me Klodin.

Pas këtyre veprimeve, fansat dhe ndjekësit nisën të aludonin për një ndarje mes tyre. Megjithatë, deri tani, asnjëri prej tyre nuk kishte folur publikisht për statusin e lidhjes.

Tashmë, Elijona ka vendosur ta konfirmojë vetë lajmin, duke kërkuar njëkohësisht që ndarja të mos kthehet në temë diskutimi apo lajmesh.

“Pasi nuk dua që lidhja ime të jetë temë e lajmeve apo e pyetjeve, por edhe për shkak të korrektësisë ndaj të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, doja ta bëja publike se unë dhe Klodi tashmë nuk jemi më në lidhje”, ka shkruar ajo.

Elijona ka theksuar se një pjesë e madhe e publikut e ka ndjekur rrugëtimin e saj dhe se gjithmonë është përpjekur të tregojë respekt, dashuri dhe mirënjohje ndaj njerëzve që e kanë mbështetur.

“Ndonjëherë dy njerëz zgjedhin të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, edhe kur dikur kanë ndarë shumë bashkë”, është shprehur ajo, duke shtuar se respekton atë që kanë përjetuar së bashku.

Në fund, Elijona ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të flasë keq për ish-partnerin e saj, duke zgjedhur ta ruajë privatësinë dhe dinjitetin e të dyve.

“Ju falënderoj të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen. Unë do të vazhdoj përpara me qetësi, mirënjohje dhe respekt për veten”, ka përfunduar ajo.

Elijona flet për herë të parë për ndarjen me Klodin



Të ndryshme
Më shumë
Afrona Dika në pritje të ëmbël, publikon foto me barkun e rrumbullakosur10 October 2026
Arben Vitia vaksinohet kundër COVID-19 8 July 2021
Filipçe: Çdo funksionar është i zëvendësueshëm23 September 2021