ShowBiz
24 September 2026
Egli Tako zbulon nëse është në një lidhje dashurie

Egli Tako ka vendosur t’u përgjigjet disa prej pyetjeve të fansave në Instagram, përmes opsionit “Pyetje & Përgjigje”.

Mes pyetjeve të shumta që mori, vëmendje të veçantë tërhoqi ajo për jetën e saj private.

Një ndjekës e pyeti nëse Egli është aktualisht në një lidhje dashurie.

Artistja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania tregoi se kjo është një nga pyetjet që i bëhet më shpesh dhe këtë herë vendosi të shuajë kureshtjen e ndjekësve.

“Jo, nuk jam”, u përgjigj shkurt Egli, duke konfirmuar se aktualisht është beqare.

Jeta sentimentale e Eglit ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, veçanërisht pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, ku krijoi një romancë me Gjestin.

E njëjta bëri bujë për lidhjen që zhvilloi, momentet brenda dhe sjelljet karshi.

Egli Tako zbulon nëse është në një lidhje dashurie



Të ndryshme
Më shumë
Rezultate nga përpunimi i votave prej 531 vendvotimeve në njësinë e 5 zgjedhore16 July 2020
“Babai” në skenën e Teatrit Shqiptar, Bekim Sali vlerëson lartë kontributin e aktorit Bajrush Mjaku 9 September 2026
Zbulohen tetë pikat që Ronaldo ia aprovoi Jorge Jesusit për t’i lexuar në konferencën për shtyp 7 October 2026