ShowBiz
24 September 2026
Cllevio reagon nga spitali pas një ndërhyrje: Nuk dua t’i gëzoj ata që më duan të vdekur...

Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, ka reaguar nga spitali pas një ndërhyrjeje që, sipas deklaratës së tij, lidhet me zemrën.

Në një video-mesazh për ndjekësit, ai foli për gjendjen shëndetësore dhe falënderoi mjekët, stafin e spitalit dhe të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje.

“Unë jam në një lloj gjendje që as arterie nuk kam më, që do të thotë me më ndodh prapë është problem. Normal që pi shumë duhan, më tha ta lë”, u shpreh Cllevio.

 

Foto: Instagram

Ai tregoi se dëshironte të komunikonte me ndjekësit menjëherë pasi doli nga operacioni, duke theksuar se ndihet mirë dhe nuk dëshiron të viktimizohet.

“Doja të tregoja se sa dola nga operacioni. Falënderoj doktorin, spitalin. Ju falënderoj që me një mesazh edhe koment më jepni energji të mirë. Jam mirë, nuk viktimizohem”, tha mes tjerash.

Cllevio u shpreh gjithashtu se dëshiron të fokusohet te qetësia dhe rikuperimi, duke treguar se në spital po lexon edhe një libër.

“Nuk dua t’i gëzoj këta që më duan të vdekur, nëpër burgje. Kështu që ju përqafoj. Po lexoj një libër tani. Do mundohem të qetësohem. Mos iu rënshin këto hallet që më bien mua. Shihemi shumë shpejt”, përfundoi Cllevio.



Të ndryshme
Më shumë
Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia27 October 2021
Merz mund të shkarkohet në fundjavë - këta janë pesë skenarët që e presin Gjermaninë18 September 2026
Nga gjashtë vite burg për organizatorët e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut26 July 2021