Nga Rajoni
24 September 2026
Liria ka Emër fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave nëpër Evropë më 26 dhe 27 shtator: Jo në emrin tim

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” fton të gjithë bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave të shqiptarëve në qytete të ndryshme të Evropës më 26 dhe 27 shtator, për të shprehur zëshëm mospajtimin me vendimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Po ashtu, LKE fton qytetarët që t’i bashkohen protestës masive kundër këtij vendimi, më 1 tetor në Prishtinë, nga ora 16:00.

Nën moton JO NË EMRIN TIM, përmes këtyre protestave do të bëhet thirrje për drejtësi dhe dinjitet ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Të ndryshme
Më shumë
BBC Global Women interviston Qamile Marra, shqiptaren që pretendohet se është gruaja më e vjetër në botë23 October 2026
Ahmeti: Zaevi e rrezikon karrierën politike për ta zgjidhur çështjen me Bullgarinë27 November 2020
ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t'ua kthejnë qytetarëve mbi 140 milionë denarë26 November 2026