Nga Rajoni
25 September 2026
Vjosa Osmani merr pjesë në gala mbrëmjen e Albanian-American Relations Council në SHBA, takohet me Wesley Clark

Ish presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Këtë e bëri të ditur Osmani në rrjetin social në Facebook, ku në fotografitë e publikuara shihet duke u përshëndetur edhe me ish-komandantin e NATO-s për Evropë, gjenerali Wesley Clark.

“Ishte kënaqësi të flasë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council dhe t’i falënderoj mërgatën tonë në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
A ka ardhur koha për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut?13 July 2020
Prifti grek që iu gjet kokainë sulmon me acid klerikët që do të merrnin masa24 June 2021
Në një fshat të Maqedonisë u votua në stallën e gomerëve21 October 2021