Nga Rajoni
25 September 2026
Gazetarja Lala eskalon ndaj Albatros Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Berat Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion” mes analistit Albatros Rexhaj dhe gazetares Klodiana Lala.

Debati u ndez pasi gazetarja po përgënjeshtronte pretendimet e ish-kreut të SHISH Vlora Hyseni, e cila iu drejtua sot në dyert e SPAK Lalës me fjalinë “Si kalon me agjentët serbë në hotele”.

Rexhaj ngriti pikëpyetje mbi deklaratën mohuese të Lalës. Në përplasje u përfshi dhe gazetari i emisionit Blendi Fevziu, i cili i kërkoi Rexhajt të ruante etikën.

 

Pjesë nga debati në studio:

Rexhaj: Gjykata ka një urdhër sot…

Lala: Atë agjenten tëndë mbaje aty se në fakt meriton të rrihesh siç të rrihte Berati, por unë nuk i ndyj duart e mia me ty. Të lutem kur flas unë mos guxo të ndërhysh.

Rexhaj: Përse duhet të të besojmë ty dhe jo Vlorës. Ejj jam këtu unë. Nuk mundesh të flasësh. (I kthehet Fevziut) Tha ka bërë mirë që të ka rrahur. Mua smë rreh dot askush, ti e mormalizove.

Fevziu: Po më the “or ti” del përjashta. Çohu dhe dil jashtë.

Rexhaj: Ti e normalizove o shok.

Lala: Mos më beso nuk më intereson fare, nuk je në ekuacionin tim. Je komplet i parëndësishëm.

Rexhaj: Të dyja mund të jenë të vërteta, ajo kriminele dhe ti agjente.



Të ndryshme
Më shumë
Berisha: Rama i ka ndaluar të gjitha debatet, se i ka kundër! Bën polle e stërpolle, por qytetarët do i japin atë që meriton me datë 1130 April 2025
Kosova e konsideron të rrezikshme iniciativën “Ballkani i Hapur”, tha Gërvalla30 July 2021
OBRM-PDUKM, Osmanit: Mickoski dhe OBRM-PDUKM as nuk urrejnë askënd dhe as nuk janë albanofobë30 September 2025