Nga Rajoni
25 September 2026
Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka nisur një iniciativë të re, duke ftuar qytetarët të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre.

Haziri ka publikuar një video teksa vendos flamurin në shtëpinë e babait të tij, heroit Xhavit Haziri. Me këtë veprim, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që flamurin ta vendosin në shtëpi, në ballkon apo në dritare.

“Po e veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së! Vendose edhe ti një flamur në shtëpi, në ballkon, në dritare. Le të shihet kudo. Kosova nuk harron. UÇK-ja nuk është vetëm!”, ka shkruar Haziri krahas videos.

Postimin ai e ka përmbyllur me mesazhin: “UÇK, të fala nga Kosova!”. 

 



Të ndryshme
Më shumë
Kryetarja e Komisioni Evropian nesër viziton Shkupin27 September 2021
Mickoski: Të mos përsëriten më kurrë qeverisje si ajo e Zaevit dhe Kovaçevskit 12 September 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli24 March 2026