Nga Rajoni
25 September 2026
Kurti: Nëse nuk zgjidhet presidenti, Kosova shkon në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se një skenar i tillë është i panevojshëm.

Kurti ka thënë se Kuvendi aktual e ka mandatin dhe përgjegjësinë për të zgjedhur presidentin apo presidenten e re, duke nënvizuar se në Kosovë nuk zhvillohen zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale.

“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente. Duhet ta kuptojmë se në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin që s’mund të zgjedhë president?”, ka thënë ai.



Të ndryshme
Më shumë
Rritet numri i të infektuarve, mund të kthehen masat restriktive në Maqedoni29 July 2021
Gashi pret në takim Haxhiun: Maqedonia e Veriut dhe Kosova ndajnë vizion të përbashkët27 October 2026
Numërimi drejt fundit: Zgjedhje të reja apo president në Kosovë 2 October 2026