ShowBiz
25 September 2026
Benita: Kam reflektuar pas Big-ut, e kam pa që nuk duhet me i besu gjithkujt!

Këngëtarja, njëherësh ish-banorja e BBVK-së, Benita Zena ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Ajo bëri të ditur se arsyeja e mungesës së saj në publik dhe me projekte të reja, sipas saj, ishin disa çështje personale.

“I kam pasur disa probleme të mia personale, dhe nuk më ka interesuar kurrgjë, thjesht atë mallin e Big-ut e kam shfrytëzuar krejt jashtë, çdo minutë me ta, kam pushuar, kam punuar me veten, nuk është që nuk kam punuar, por tash kam me i lapsu”, tha ajo.

Pos tjerash, pas daljes nga Big-u, Benita tha se ka reflektuar shumë si njeri.

“Kam mësuar, kam reflektuar me veten, e kam pa që nuk duhet me i besu gjithkujt, duhesh me e mësu edhe fjalën jo, sepse para Big-ut nuk e kam ditur atë fjalë”, tha këngëtarja.



Të ndryshme
Më shumë
Shefi i inteligjencës gjermane paralajmëron: Gjermania rrezikon konflikt të armatosur me Rusinë 5 October 2026
“Më mirë për Tetovën”: Sheshi i qytetit është ndër më të shëmtuarit në rajon12 October 2021
Mijëra amvisëri të kyçura ilegalisht në ujësjellësin e Tetovës29 March 2026