ShowBiz
27 September 2026
Dua Lipa vallëzon në dasmën e djalit të hallës, shihet edhe me gotë në kokë

Dua Lipa ka vizituar së fundmi Kosovën, ku ka marrë pjesë në një aheng familjar në Pejë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është bërë pjesë e dasmës së djalit të hallës së saj, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e saj gjatë festës.

Në video, Dua shihet duke vallëzuar valle popullore, e rrethuar nga familjarë dhe miq, nën ritmet e muzikës shqiptare.

 

Ajo është parë gjithashtu me një gotë të vendosur në kokë, një veprim që këngëtarja e ka bërë shpesh edhe në raste të tjera gjatë vallëzimeve të saj me muzikë shqiptare.

Festës i ka dhënë ritëm edhe këngëtari i njohur pejan, Ramadan Krasniqi – Dani, ndërsa Dua është bashkuar me të pranishmit duke shijuar atmosferën e dasmës. 



Të ndryshme
Më shumë
Kur e shoh Granitin, më vjen të qaj” – Ragip Xhaka i shkruan letër të birit dhe Kombëtares zvicerane 5 July 2021
Teoria konspirative nga Italia: Johnson do t’ia sigurojë fitoren Anglisë për këtë arsye 9 July 2021
Covid-19 në Maqedoni, shtatë viktima dhe 165 raste të reja 3 July 2020