Nga Rajoni
27 September 2026
Djali i Jakup Krasniqit: U dënua UÇK-ja, jo individët – kjo dhemb më shumë

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës dhe njërit prej ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, ka reaguar sërish pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se, sipas tij, nëse ish-krerët e UÇK-së do të gjykoheshin vetëm mbi veprimet e tyre individuale dhe jo në bazë të pozitave që kanë mbajtur në strukturat e UÇK-së, ata sot do të ishin të lirë.

Krasniqi ka shkruar se katër ish-krerët e UÇK-së, pas luftës, kanë kontribuar edhe në krijimin e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

U DËNUA UÇK-ja, JO INDIVIDËT

Nëse ua heqim pozitat që kanë mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe i gjykojmë vetëm individualisht, mbi veprimet konkrete të secilit, ata sot do të ishin të lirë!

Por, pikërisht për shkak të pozitave të tyre në UÇK, ata u bënë ndër figurat kryesore që negociuan dhe nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë dhe më pas kontribuuan në krijimin e shtetit të Kosovës!

Prandaj, ajo që dhemb më shumë është se, përmes tyre, është dënuar UÇK-ja dhe sakrifica e një populli të tërë!



Të ndryshme
Më shumë
Demokratët paralajmërojnë hetime ndaj shefit të ri të kabinetit të Trumpit: Të marrë një avokat 7 November 2026
Figurat kryesore politike në rajon reagojnë për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit26 November 2025
Angelina Jolie zbulon se tre fëmijët donin të dëshmonin kundër Brad Pitt18 June 2021