ShowBiz
27 September 2026
Çifti i njohur i rrjeteve sociale në bisedime për Big Brother VIP Albania 6?

Blerta Çelaj dhe Benard Lazri mund të jenë dy nga emrat që do t’i bashkohen sezonit të gjashtë të Big Brother VIP Albania.

Çifti ka tërhequr vëmendje gjatë muajve të fundit përmes aktivitetit të tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi, Benardi i propozoi martesë Blertës gjatë pushimeve, duke marrë prej saj përgjigjen pozitive.

 

Blerta Celaj

Megjithatë, duket se planet e çiftit mund të mos përfundojnë vetëm me fejesën. Sipas Prive by LS, Blerta dhe Benardi janë targetuar për t’u bërë pjesë e edicionit të gjashtë të Big Brother VIP Albania.

Sipas informacioneve, emrat e tyre kanë qenë pjesë e bisedimeve për kastin e sezonit të ri, i cili pritet të nisë në muajin dhjetor.

Për momentin, bëhet fjalë për diskutime dhe deri në nisjen e formatit shumëçka mund të ndryshojë.

Mbetet të shihet nëse Blerta dhe Benardi do të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe nëse lidhja e tyre do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes edhe brenda formatit. 



Të ndryshme
Më shumë
Në Kërçovë deri në ora 15 kanë votuar 16.426 qytetarë31 October 2021
Osmani-Taravarit: Zotni doktor, ti turpërohesh prej detyrës së kryetarit të komunës!? 3 September 2021
“Kjo tragjedi na preu rrugën”, Deva Tours del me komunikatë pas tragjedisë së djeshme26 July 2021