ShowBiz
27 September 2026
Dani publikon fotografinë me Duan nga dasma në Kosovë: Fat i madh që të kemi ty

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë mbrëmjen e kaluar pjesë e një dasme familjare në Kosovë, ku ka festuar së bashku me familjarë dhe të ftuar.

Në këtë aheng ka qenë i pranishëm edhe këngëtari i njohur shqiptar, Ramadan Krasniqi – Dani, i cili ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë pranë Duas.

Ai ka publikuar një fotografi të përbashkët me këngëtaren, duke shprehur krenarinë për suksesin e saj ndërkombëtar.

Krahas fotografisë, Dani ka ndarë edhe një mesazh të përzemërt, duke e cilësuar Duan si një artiste për të cilën kombi shqiptar duhet të ndihet me fat.

“Fat i madh që ne, kombi jonë e kemi Dua Lipën tonë! Rrnofsh o yll, sukseset mos t’u ndalshin!”, ka shkruar Dani në postimin e tij.

Fotografia e përbashkët është pritur me interes nga ndjekësit, duke sjellë në vëmendje edhe një herë atmosferën e veçantë të krijuar gjatë ahengut familjar në Kosovë. 

 



Të ndryshme
Më shumë
Bjellorusi: Mbi 100 të arrestuar në demonstratat kundër Lukashenkos30 August 2020
287 refuzime nuk e ndalën Qëndresa Sadriun, nga aplikimet për punë tek udhëheqja e parlamentit komunal22 July 2026
Linda Morina bëhet e gjallë kërkon burrë me vizë22 June 2021