Nga Vendi
27 September 2026
NE NUK HARROJMË! Ali Ahmeti: Kujtesa është detyrim ndaj të rënëve dhe përgjegjësi ndaj brezave që vijnë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka vënë theksin te rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike, pas promovimit të këngës “NE NUK HARROJMË!”, një vepër artistike kushtuar viktimave shqiptare të luftës në Kosovë.

Ahmeti e cilësoi kujtesën si një detyrim ndaj atyre që humbën jetën dhe si përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm. “Përmes artit, dëshmia bëhet kujtesë, ndërsa kujtesa përcillet brez pas brezi”, ka shkruar ai.

Kënga është ideuar nga Bardhyl Mahmuti dhe është realizuar me mbështetjen e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”. Kompozimi mban firmën e Edmond Zhulalit, ndërsa tekstin e ka shkruar Fran Laska.

Veprën e interpretojnë Enkelejda Arifi, Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj dhe Selami Kolonja. Në mesazhin e tij, Ahmeti ka përgëzuar të gjithë kontribuuesit në realizimin e këngës, duke theksuar rëndësinë që arti të shërbejë si mjet për ruajtjen e dëshmive dhe transmetimin e kujtesës historike. “Të rënët i nderojmë, të vërtetën e ruajmë, historinë nuk e harrojmë! Lavdi të rënëve për liri! NE NUK HARROJMË!”, ka përfunduar Ahmeti.



Të ndryshme
Më shumë
“Sofra Shkupjane” solli atmosferë festive në Sheshin “Skënderbeu”19 June 2026
Adriana Matoshi bën thirrje për vaksinim: Unë jam vaksinuar dhe i besoj mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve31 August 2021
Afrim Muçiqi ka një porosi për të ‘zotët’ e dasmave: Njoftoni mysafirët që duhet të kenë çertifikatë të vaksinës ose test negativ18 August 2021