Nga Vendi
27 September 2026
Bashkë në Çellopek, AKI në mbështetje të Arkin Jahijit për Bërvenicën

Sonte në Çellopek, përfaqësues dhe mbështetës të koalicionit AKI u mblodhën në përkrahje të kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji.

Duke përcjellë mesazhin e takimit, Jahiji theksoi se besimi i qytetarëve përbën përgjegjësi dhe detyrim për të punuar pranë tyre.

“Besimi që na japin njerëzit na obligon. Pas çdo shtrëngimi dore qëndron një shpresë, një pritje dhe një fjalë që duhet mbajtur”, u shpreh ai.

Ai tha se angazhimi politik merr kuptim përmes punës së përbashkët dhe përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe brezave të ardhshëm.

“Bashkimi ynë merr kuptim kur bëhet punë e përbashkët për vendin ku jetojmë dhe për brezat që vijnë”, deklaroi Jahiji, duke falënderuar të pranishmit për mbështetjen.

Takimi u mbyll me mesazhin “Bashkë për Bërvenicën, me Arkin Jahijin!”, ndërsa fushata vijon me takime me qytetarët në zonat e Komunës së Bërvenicës.



Të ndryshme
Më shumë
Beatrix Ramosaj paralajmëron bashkëpunimin me DJ Geek11 April 2022
Anketa nga IHSPE: Në Tetovë e Gostivar kryeson BDI26 October 2021
Irani pritet të përgjigjet ndaj propozimit amerikan për paqe28 March 2026