Nga Vendi
28 September 2026
Pasi Maqedonia e vendosi në "stop-listë", Azgan Haklaj takon ambasadorin, Denion Meidani

Azgan Haklaj ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin Denion Meidani, i cili është emëruar së fundmi ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

Përmes një postimi publik, Haklaj njoftoi se së bashku me Ferdinand Samarxhiun e kanë falënderuar Meidanin për angazhimin dhe komunikimin e vazhdueshëm pas vendimit të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për vendosjen e tij në të ashtuquajturën “stop-listë”, me arsyetimin se përbën “kërcënim për sigurinë publike kombëtare në Maqedoninë e Veriut”.

Sipas Haklajt, ambasadori Meidani është zotuar se do të vazhdojë të ngrejë zërin dhe të kërkojë drejtësi edhe në të ardhmen.

“Ambasadori do të vazhdojë të ngrejë zërin si përherë dhe të kërkojë drejtësi”, shkruan Haklaj në reagimin e tij. 



Të ndryshme
Më shumë
Dje në Maqedoni janë aplikuar 12.022 vaksina 2 September 2021
Tensione në Ngushticën e Hormuzit, kërcënimet e Iranit rrisin çmimet globale të energjisë 3 March 2026
Denoncohet zhdukja e një fëmije 11-vjeçar nga Tetova17 January 2026