Nga Bota
29 September 2026
Studentët në Teheran protestojnë kundër hixhabit të detyrueshëm

Studentët në Universitetin “Allameh Tabatabei” të Teheranit kanë protestuar kundër kodit të detyrueshëm të veshjes për gratë, që e përcakton si obligim bartjen e shamisë së kokës, apo hixhabit.

Disa video të publikuara në rrjetet sociale më 28 shtator po ashtu shfaqën studentët duke bërë thirrje për lirimin e shokëve të tyre të burgosur, dhe duke u ankuar për kushtet e këqija të jetesës në konvikte. Protestat në Iran kanë qenë relativisht të rralla mes luftës së vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin, dhe që prej shtypjes së përgjakshme të demonstratave antiqeveritare të janarit.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Për momentin vendi ynë po ballafaqohet me valë të virusit më të fuqishëm se i pari25 June 2020
SPB: Të hënën nga kjo orë magjistralja Gostivar-Tetovë do të jetë e mbyllur28 June 2021
Goditja ne tru është shkaku i dytë kryesor i vde.kjes: 10 mënyra për ta njohur atë përpara se të ndodhë31 July 2020