Nga Rajoni
30 September 2026
Shpërthim me tritol në një lokal në Durrës

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sektor Fllakë në Durrës, fatmirësisht vetëm me dëme materiale. Lokali, në pronësi të Ramazan dhe Erjon Ballës, ka qenë i mbyllur në orën 05:00 kur ka ndodhur shpërthimi.

Sipas burimeve, të dy kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt, ndërsa nuk rezultojnë as me precedent penal.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.



Të ndryshme
Më shumë
Shqiptari goditet me thikë në Zvicër, tre të arrestuar 2 October 2026
Franca shënoi Ditën e Bastijës me paradë madhështore ushtarake në Paris14 July 2026
SPAK zbuloi 9 faqe me të dhëna sekrete të SHISH në makinën e Agasit, biznesmeni: I lash me qëllim23 September 2026