ShowBiz
30 September 2026
“Më ka tradhtuar”, influencerja shqiptare flet për ‘ndarjen’ nga bashkëshorti

Influencerja e njohur shqiptare që jeton në Gjermani, Doresa, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan përditshmërinë e saj si nënë e katër fëmijëve.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram përmes opsionit “Ask me a question”, ku nuk kanë munguar pyetjet mbi jetën e saj private. Ndonëse në rrjet shpesh qarkullojnë aludime dhe thashetheme për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj Berati, ato gjithmonë kanë rezultuar të pavërteta.

E përballur sërish me pyetjen direkte nëse është e vërtetë se është ndarë, Doresa zgjodhi t’i përgjigjej me doza të forta sarkazme.

“Po, patjetër! Madje sipas kërkimeve në TikTok ai më ka tradhtuar. Vetëm se nuk e di a ka ndodhur me ekskavatorin në kantierin e ndërtimit apo me printerin në punë”, u shpreh ajo me batutë, duke thumbuar kështu spekulimet e vazhdueshme.

Përgjigja e saj ironike e bëri të qartë se lajmet për krizë në martesë nuk janë asgjë më shumë se fjalë pa bazë, me të cilat ajo tashmë ka mësuar të qeshë e të mos i marrë seriozisht.

“Më ka tradhtuar”, Doresa flet për ‘ndarjen’ nga bashkëshorti

Kujtojmë se në muajin gusht, Doresa ishte në Prive by Liberta Spahiu, ku ndau një rrëfim mjaft personal e të sinqertë. Ajo foli hapur për përvojën e saj si nënë e katër fëmijëve, jetën në Gjermani, përballjen me sëmundjen e bashkëshortit dhe të gjitha sfidat e tjera me të cilat i është dashur të përballet përgjatë rrugëtimit të saj.

 



Të ndryshme
Më shumë
Kuvendi hap garën për anëtar të Antikorrupsionit, kritere të forta për kandidatët18 April 2026
Moti sot në Maqedoninë e Veriut27 September 2021
Filipçe: Vaksina kundër Covid 19 nuk do të jetë e obligueshme, por…(VIDEO) 8 August 2020