Nga Vendi
7 August 2020
Autoritetet hetojnë sulmin ndaj EVN-së në Tetovë

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë konfirmon sulmin mbi pikën pagesore të EVN-së në Tetovë. Një grup prej dhjetëra personave, pas protestës së një dite më parë në Tetovë, në këtë pikë pagesore në rrugën e Ilindenit, kanë gjuajtur me gjësende të forta dhe si pasojë, janë thyer xhamat e objektit. Protesta në vete ishte e qetë dhe pa incidente dhe përfundoi si e tillë.

 

Probleme apo eksese nuk ka pasur, përveç që mund ta përmendim një incident të vogël që ka ndodhur në rrugën Iliria në pikën pagesore të EVN-së, ku janë thyer dritaret e pikës pagesore. Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e rastit”-tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Këshilli organizativ i protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektronike distancohet nga incidenti. Ata bëjnë apel që t`u jepet mundësi protestave paqësore dhe jo dhunës. Nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, protestuesit thonë se do t’u hapinë rrugë veprimeve më radikale.

Çfarëdo incidenti që ka ndodhur jashtë perimetrit të sheshit, nuk është në përgjegjësinë tonë. Nuk e inkurajojmë dhe mendojmë se duhet t’i jepet shans paqes. Këto sinjale që janë dërguar nga kushdo qoftë që ka ushtruar dhunë mbi objektet e EVN-së duhet të shërbejnë si paralajmërim se autoritetet duhet ta marrin me shumë maturi që të mos vjen puna të tërhiqemi nga kërkesat tona dhe t`i hapim rrugë radikalizmit të atillë”-pohoi Arianit Xhaferi, këshilli organizativ i protestës.

Protesta e radhës, pritet të mbahet të enjten, kur edhe do të marshohet nëpër rrugët e qytetit dhe do bllokohen disa rrugë.

Bashkim Sulejmani                                                 



Të ndryshme
Më shumë
ISHP: 38 persona janë helmuar me salmonelë në Prilep 9 July 2025
Janë lënduar dy zjarrfikës gjatë shuarjes së zjarrit në spitalin modular të Tetovës10 September 2021
Petkoviq sqaron se çfarë do të dialogojnë nesër me palën kosovare në Bruksel20 October 2021